
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Petroviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Ujësjellësit në fshatin Budrigë e Poshtme, Partesh”.
Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 80 mijë euro për vitin fiskal 2019.
Me këtë rast, ministri Matoshi tha se projekti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Budrigë e Poshtme ka rëndësi të veçantë për banorët e kësaj zone për shkak të furnizimit me ujë të pijshëm, e drejtë kjo elementare për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës.
Ministri Matoshi ndër tjerash tha se shpreson se Komuna e Parteshit do ta implementoj me përgjegjësi të lartë këtë projekt i cili ka rëndësi edhe për vet komunën.
Ndërsa kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Pertroviq, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje, duke potencuar se është i vetmi projekt që kjo komunë ka përfituar nga të gjitha ministritë.