929 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputetët Duda Balje dhe Bahrim Shabani,  zv.ministrin Qerim Bajrami, drejtorin e Institutit të Planifikimit Hapësinor, Luan Nushi dhe drejtorin e Parkut Nacional “Sharri”, Bajram Kafexholli, sot kanë takuar banorët e Gornjasellës në  rajonin e Prevallës – Komuna e Prizrenit, për të  dëgjuar nga ta vërejtjet dhe sugjerimet për Planin Rregullues të  Prevallës. 

Ministri Matoshi gjatë këtij takimi i siguroi  banorët që si Ministër i MMPH-së  do të  ndërmarrë  të  gjitha veprimet e nevojshme që  ky plan të  jetë  plotësisht në  shërbim të  ruajtjes dhe zhvillimit të  kësaj zone, si pjesë  e Parkut Nacional “Sharri”.

“I mirëkuptoj shqetësimet e banorëve dhe pas një  vlerësimi të  hollësishëm të  punës së  bërë  deri  më  tani nga ekspertët e jashtëm dhe grupi punues i MMPH-së , do të  ndërmarrim hapat e nevojshëm, konformë legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministri Matoshi.

Nga ana tjetër banorët falenderuan ministrin Matoshi për vizitën dhe kërkuan që të merren parasysh kërkesat dhe verejtjet e tyre rreth Planit Rregullues të Prevallës.