936 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për investime në fushën e mjedisit në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe kryetari Kamberi, kanë diskutuar për krijimin e  hapësira të gjelbra në Bujanoc si dhe për pajisje me kontejnerë familjarë dhe kolektiv në këtë komunë.

Ministri Matoshi falënderoi kryetarin Kamberi për angazhimin e tij në fushën e mjedisit ndërsa i premtoi mbështetje të mëtutjeshme në të mirë të ambientit.

Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi falënderoi ministrin Matoshi duke vlerësuar lartë mbështetjen e MMPH-së në fushën e mjedisit.

Kryetari Kamberi njoftoi ministrin Matoshi edhe për sfidat që ka komuniteti shqiptar, papunësinë, arsimin si dhe gjendjen aktuale në të cilën jetojnë të qytetarët e Bujanocit.