943 - Galeria_single | MMPH

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me Ministrin e Mjedisit të Maqedonisë Veriore Sadullah Duraku, u pritën në Stamboll, në takim nga Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Çështjeve Urbane, Kryenegociatori i Turqisë për Çështjet e Ndryshimeve Klimatike, Mehmet Emin Birpınar.

Ministri Matoshi e njoftoi zëvendësministrin turk mbi të arriturat e shtetit të Kosovës në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, dhe për vënien e mjedisit në krye të agjendës qeveritare të vendit. Gjithashtu Ministri Matoshi e falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, dhe kërkoi nga zëvendësministri, Mehmet Emin Birpınar që Turqia të vazhdojë të luajë rol mbështetës për Kosovën sidomos në fushën e Integrimeve në organizata globale mjedisore në mënyrë që shteti ynë të përfitojë nga grantet globale të investimeve. 

Zëvendësministri, Mehmet Emin Birpınar, i ofroj mbështetje Kosovës në fushën e mjedisit e në mënyrë të veqantë në temën e ngrohjes globale, ai gjithashtu në emër të Ministrit turk të mjedisit e ftoj gjatë pjesës së parë të këtij viti Ministrin Matoshi për një vizitë zyrtare në Ankara dhe për takim me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizmit të Republikës së Turqisë Murat Kurum. 

Në këtë takim Ministrat Matoshi e Duraku u shoqëruan edhe nga Valon Maliqi, këshilltar i lartë i Ministrit Matoshi dhe Viskont Jakupi, sekretar i parë i Ambasadës së Kosovës në Turqi.