974 - Galeria_single | MMPH

Ministri Matoshi priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan për mbrojtjen e mjedisit Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, major, Lorenzo D'ADDARIO, me të cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Gjatë takimit Matoshi e D'ADDARIO theksuan rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për një mjedis të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ministri Matoshi ka njoftuar komandantin mbi situatën aktuale mjedisore dhe sfidat me të cilat përballemi si ministri, si dhe projektet aktuale, të ardhshme dhe ndikimin që këto projekte do të kenë në mjedisin tonë. Matoshi e Komandanti i KFOR-it biseduam edhe për fushatën për të informuar publikun mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të pastër, me theks të veçantë në mbrojtjen e resurseve tona ujore.