981 - Galeria_single | MMPH

 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me ftesë të Ministrit të Mjedisit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Ahmed Al Zeyoudi, po merrë pjesë në Konferencën përgatitore për Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në shtator në New York.

Në kuadër të zhvillimit të kësaj konference, ministri Matoshi ka takuar shumë lider botëror, në mesin e tyre Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe shumë ministra homolog të tij, me të cilët ka biseduar rreth marrëdhënieve nder shtetërore si dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat nderkombëtar në fushën e mjedisit.

Takimet e tilla sipas ministrit Matoshi e  forcojnë pozicionin tonë si shtet në raport me shumë nisma globale që ndërlidhen me ndryshimet klimatike dhe mjedisin në përgjithësi.

Vizitën e tij në Abu Dhabi dhe pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare për klimën, Matoshi e ka cilësuar si një mundësi shumë të mirë për lidhjen e urave të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vende të tjera, dhe për rrugën tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Pas takimit mikëpritës me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Ahmed Al Zeyoudi, Matoshi ka ftuar atë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe kërkoi nga ai që EBA ta mbështesin Kosovën në sfidat tona të përbashkëta për klimë e mjedis më të mirë.

Ftesën e Ministrit Matoshi, e ka pranuar Ministri Thani Ahmed Al Zeyoudi dhe u zotua që do të mbështes Kosovën në rrugen e saj integruese.