128 - Ministria | MMPH

324

Mandati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor është përcaktuar me rregulloret e UNMIK-ut Nr. 2002/5 dhe 2005/15. Në kuadër të këtyre rregulloreve përgjegjësitë kanë të bëjnë me krijimin dhe zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e përgjithshëm në fushën e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit e Banimit. Në mënyrë që të bëhet një gjë e tillë, Ministria ka ngritur departamente, institute si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit.

Sipas Kushtetutës  Republikës së Kosovës e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008, në Nenin 52 Përgjegjësia për Mjedisin Jetësor , përcakton detyrat dhe përgjegjësit për MMPH si më poshtë:

  • Natyra dhe biodiversiteti, mjedisi jetësor dhe trashëgimia kombëtare, janë përgjegjësi për secilin.
  • Institucionet e pushtetit publik angazhohen për t’i garantuar secilit mundësinë që të ndikojë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ajo/ai jeton.
  • Ndikimi në mjedisin jetësor merret parasysh nga institucionet publike në procesin e marrjes së vendimeve.

RREGULLORE (QRK) NR. 05/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

Detyrat dhe përgjegjësitë e MMPH-së 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj përcaktohen me Shtojcën “13”, të Rregullores së Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive si dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

Struktura organizative e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Struktura organizative e organit të larte të administratës shtetërore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është si vijon:

Kabineti i Ministrit,

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm,

Agjencionet,

Departamentet dhe

Divizionet.