270 - Ministria | MMPH

1041

         Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë:

  • Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
  • Siguron përgatitjen me kohë të propozim- planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;
  • Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
  • Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
  • Raporton menjëherë te menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.
  • Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton te Ministri.
  • Numri i të punësuarve në Divizionin për Auditimit të Brendshëm është tre (3).