341 - Procesi_i_legalizimit | MMPH
pdf image

Procesi i Legalizimit

Procesi i legalizimit ka për qëllim trajtimin e ndërtimeve të ndërtuara pa leje ndërtimore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë zbatimit të Ligjit Nr.04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje i cili ka qenë në fuqi në një periudhë trevjeçare (nga shkurti 2014 deri me 5 shkurt 2017), Ministria së bashku me komunat kanë identifikuar rreth 350 mijë ndërtime pa leje në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Rezultatet e arritura nga ky proces, si dhe identifikimi i sfidave dhe problematikave, ka shtyrë Ministrinë të krijoj një politikë dhe qasje më ndryshe me qellim që të zgjidh çështjen e ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Me fuqizimin e Ligjit Nr. 06 / L-024 për Trajtimin e ndërtimeve pa leje, me 5 shtator 2018 dhe me kompletimin me akte nënligjore, procesi i legalizimit ka rifilluar me një qasje me ndryshe duke patur për synim të krijoj procedura të thjeshtuara për legalizim, taksa më të lira, për të ndihmuar qytetarët t’i gëzojnë të drejtat e tyre pronësore dhe të realizojnë përfitime nga prona e tyre e cila mund të nxitë zhvillim ekonomik, regjistrimin e pronës në Kadastër dhe Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme (RDPP).