2375 - Single_page | MMPH

Lajmet

Kuçi: Presim që Kuvendi të kalojë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuçi: Presim që Kuvendi të …
Prishtinë, 25 July -

Ferizaj dhe Drenas, 25 Korrik 2020 -- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me kryeministrit Avdullah Hoti sot kanë qenë në vizitë në dy kompani vendore, që janë të njohura për eksport.

Vizita filloi në Ferizaj, në kompaninë "Eurometal". Aty u mbajt një takim me udhëheqsin e kompanisë Njazi Musliu, duke i njoftuar kabinetin qeveritar me gjendjen në kompani dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar.

Nga Ferizaj, vizita e dytë ishte në Drenas, tek fabrika e njohur prej dekadash, "Ferronikel". Ishte vet pronari Saimir Mane i cili priti kabinetin qeveritar në takim. Ai tregoi se shumë kompani të këtij formati në rajon kanë falimentuar dhe kanë shumë vëshitrësi.

Ministri Kuçi, sikur edhe Kryeministri Hoti, treguan për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike që ka kaluar në qeveri dhe tash është në procedura të Kuvendit.

"Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike përmban shumë ndihma dhe lehtësira që bizneset të ruajnë kapacitetet prodhuese dhe të ruajnë numrin e punëtorëve. Tash ato kanë kaluar në Kuvend dhe presim që Kuvendi të kryej punën e vet sa më shpejtë", ka thënë Kuçi.

 

 

Foto Galeria

Kthehu