2381 - Single_page | MMPH

Lajmet

Arrihet dakordim mes JICA dhe MEA për zgjatje të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”

Arrihet dakordim mes JICA dhe …
Prishtinë, 30 July -

U.D.  Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Mentor Sylmeta dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit z. Bedri Berisha zhvilluan një takim virtual me znj. Chie Shimodaira, Drejtoreshë dhe z. Keita Harada nga Departamenti i Mjedisit Global,  zyra qendrore e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tokyo,  z. Jiro Takeichi, Përfaqësues Kryesor, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe  znj. Tomoko Unaki, Këshilltare për Formulimin e Projekteve, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe Ekipi i Ekspertëve të JICA-s.

Zyrtarët e JICA prezantuan mbështetjen e JICA që i është dhënë Republikës së Kosovës,  në shumë fusha duke përfshirë edhe projektin i cili është në zhvillim e sipër “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”.  Ndërsa nga ekspertët e JICA u prezantuan të arriturat e këtij projekti.

Për shkak të pandemisë Covid-19,  është e pamundur që të vijnë ekspertët e JICA për përfundim të projektit të lartëpërmendur, kështu që MEA dhe JICA u dakorduan për zgjatjen e projektit deri në përmirësimin e gjendjes nga kjo pandemi.

U.D. Sekretari i MEA-së z. Mentor Sylmeta i ofroi mbështetje ekspertëve të JICA-së për finalizimin e projektit dhe iu falënderua JICA për gjithë mbështetjen e dhënë me shpresë për bashkëpunimin të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen. 

 

 

Foto Galeria

Kthehu