2454 - Single_page | MMPH

Lajmet

Zëvendësministrja Deva-Bakija vizitoi Komunën e Mitrovicës dhe atë të Zubin Potokut

Zëvendësministrja Deva-Bakij…
Prishtinë, 02 October -

-Zëvendës ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit zonja Burbuqe Deva Bakija, bashkë me Zonjën Jeanette Klangefeldt, Sekretare e parë e Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Menaxherin e programit zt. Erik Pettersson si dhe përfaqësues të UN HABITAT vizitoj komunën e Mitrovicës dhe komunën e Zubin Potokut për të parë nga afër zhvillimin e projekteve “Plotësimi i hapësirave publike përgjatë lumit Ibër” dhe “Projektin për ndërtimin e Infrastrukturës së çasshme me qëllim të rritjes ekonomike dhe forcimin e kapaciteteve të tregut në mes komunave Zubin Potok – Istog – Skenderaj dhe Pejë.

Këto projekte janë zhvilluar nga ekipet komunale përmes një procesi gjithëpërfshirës si pjesë e instrumentit për investime kapitale të programit për zhvillim gjithëpërfshirës, i cili implementohet nga UN HABITAT-i dhe financohet nga Qeveria e Suedisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Foto Galeria

Kthehu