2480 - Single_page | MMPH

Lajmet

U mbajt takimi I-rë informues për Realizimin e projektit Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartës Zonale të Prishtinës.

U mbajt takimi I-rë informues…
Prishtinë, 13 November -

Prishtinë, 13.11.2020,

Sot në Zyrat e MEA-se nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm z. Fatos Qerimi, u mbajt takimi I-re (parë) informues për  vazhdimin e realizimit të Marrëveshjes se Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës (HZK) të Prishtinës “.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, Genc Bashota –drejtor Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Florim Krasniqi – menaxher i projektit nga Komuna e Prishtinës. Ndërsa nga MEA ishin përfaqësuesit e Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Nderimit dhe Banimit,  Suzana Goranci – udhëheqëse e Divizionit të Planifikimit Hapësinor dhe Ramë Hamzaj – menaxher i projektit nga ana e MEA-s.

Po ashtu në këtë takim prezent ishin edhe përfaqësuesit e Konzorciumit të Kompanive Konsulente të kontraktuara për hartimin e PZHK-së dhe HZK-së: Afrim Demiri – përfaqësues i  kompanisë Albarchitect- it dhe Ismail Baftiari – përfaqësues i kompanisë  INSI -it.

Gjate këtij takimi të gjithë të pranishmit u zotuan se do të jenë të përkushtuar që edhe në këtë kohë pandemie të bashkëpunojnë që gjatë procesit të hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor duke respektuar dispozitat ligjore të dala nga ligjet referente, me anë të së cilave sigurohet zhvillim i qëndrueshëm dhe i baraspeshuar i planifikimit hapësinor në aspektin ekonomik, social dhe mjedisor për tërë territorin e Komunës  së Prishtinës, e këto projekte janë jetike dhe shumë të rëndësishme për Prishtinën si Kryeqytet i Republikës së Kosovës.

Foto Galeria

Kthehu