Lajmet
Mmph publikon regjistrin shtetëror të kompletuar të ndërtimeve pa leje
REGJISTRI SHTETËROR I KOMPLETUAR I NDËRTIMEVE PA LEJE
Të nderuar qytetarë të Republikës se Kosovës, ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpall REGJISTRIN SHTETËROR TË KOMPLETUAR TË NDËRTIMEVE PA LEJE për ndërtimet e regjistruara deri me datën 11 shtator 2015.
Regjistrin Shtetëror të Kompletuar të Ndërtimeve pa Leje, mund ta gjeni në Webfaqen e MMPH-së.
Ju njoftojmë se nga data 16 shtator 2015, ka filluar faza e aplikimit për legalizim për të gjitha ndërtimet që janë të përfshira në REGJISTRIN SHTETËROR TË KOMPLETUAR TË NDËRTIMEVE PA LEJE.
Aplikacionet për legalizim duhet te dorëzohen ne komunat e juaja me së largu deri me 16 mars 2016.