317 - Single_page | MMPH

Lajmet

Sfidës së ndryshimeve klimatike I bashkohet edhe Kosova

Sfidës së ndryshimeve klimat…
Prishtinë, 27 March -

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, mori pjesë në Simpoziumin e nivelit ministror mbi Ndryshimet Klimatike që u mbajtë në qytetin Safranbolu në Republikën e Turqisë.

Në fjalën e tij ministri Agani, njoftoi forumin e lartë për miratimin e Strategjhisë për Ndryshime Klimatike 2014-2024 nga Qeveria e Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të qenë pjesëmarrëse aktive në projektet globale për të vënë nën kontrollë dhe për t’i bërë të parashikueshme ndryshimet aktuale klimatike, të cilat gjatë konferencës u vlerësuan si sfidë globale për të gjitha shtetet në botë.

Në fund të kësaj konference u miratua deklarata e Safranbolus për ndryshimet klimatike me të cilën shtrohen parimet e veprimit regjional dhe global në adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe zvogëlimin e pasojave të tyre, si dokument me rëndësi në procesin e përgatitjeve për Samitin Global mbi Ndryshimet Klimatike që do të mbahet në dhjetor të këtij viti në Paris.

Foto Galeria

Kthehu