RAPORTO

veprime ilegale

UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH - NR. 06/2018 PËR NDËSHKIMET ME GJOBA MANDATORE

Neni 1

Qëllimi

1. Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim:

1.1. parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave, eleminimin apo redukimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, mbrojtjen e siperfaqeve publike dhe private nga ndotja, përmes menaxhimit të mbeturinave;

 

1.2. përcaktimin e procedurave për shqiptimin e ndëshkimit me gjoba mandatore personave fizik dhe juridik, të cilët hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave.

 

Neni 2

Fushëveprimi

 

1. Ky Udhëzim Administrativ (këtu e tutje: Udhëzim) përcakton:

 

1.1. procedurën për shqiptimin e ndëshkimeve me gjoba mandatore për personat fizik dhe juridik të cilët shkelin dispozitat e këtij Udhëzimi;

 

1.2. autoritetet kompetente të cilët i shqiptojnë ndëshkimet me gjoba mandatore;

 

1.3. llojin e ndëshkimit dhe vlerën e shumës së gjobës mandatore në vlerë monetare.

  • UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH - NR. 06/2018 PËR NDËSHKIMET ME GJOBA MANDATORE Shkarko