RAPORTO

veprime ilegale

MMPH mbështet pastrimin e shtratit të lumit Marevc- Prishtinë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,  deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, dhe këshilltarët politik, sot kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve të Projektit “ Pastrimi i shtratit të lumit Marevc- Prishtinë”, i financuar nga MMPH, në vlerë prej 90 mijë e 388 euro.

Ministri Matoshi dhe zëvendëskryeministri Pacolli, kanë mirëpritur fillimin e punimeve, duke vlerësuar këtë projekt të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiversitetit, krijimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm dhe  zhvillim të turizmit malor në fshatin Marevc.

Të pranishmit vlerësuan se ky projekt është i domosdoshëm edhe për zhvillimin e mirëqenies së banorëve të fshatit Marevc, duke parandaluar kështu shpërnguljen dhe migrimin nga kjo zonë.

Zëvendëskryeministri Pacolli dhe ministri Matoshi u zotuan që në fshatin Marevc do të ketë edhe investime të tjera me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj ane.

Punime për projektin “Pastrimi i shtratit të lumit Marevc- Prishtinë”, do të zgjasin 90 ditë.