RAPORTO

veprime ilegale

MMPH ndan 80 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit në Partesh

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Petroviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit  “Ndërtimi i Ujësjellësit në fshatin  Budrigë e Poshtme, Partesh”.

Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 80 mijë euro për vitin fiskal 2019.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se projekti për  ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Budrigë e Poshtme  ka rëndësi të veçantë për banorët e kësaj zone për shkak të furnizimit me ujë të pijshëm, e drejtë kjo elementare për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës.

Ministri Matoshi ndër tjerash tha se shpreson se Komuna e Parteshit do ta implementoj me përgjegjësi  të lartë këtë projekt i cili ka rëndësi edhe për vet komunën.

Ndërsa kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Pertroviq, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje, duke potencuar se është i vetmi projekt që kjo komunë ka përfituar nga të gjitha ministritë.