RAPORTO

veprime ilegale

Ministri Matoshi: Rreth 100 mijë qytetarë në aksionin për pastrimin e vendit

 

Në fillim të aksionit për pastrimin e Kosovës, krahas grumbullimit të vulletarëve të shumtë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi ka pritur në takim Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi, i cili sot po i bashkohet fushatës për pastrimin e Kosovës.

 

U.d Ministri Matoshi falendëroi ministrin Klosi për ardhjen dhe përkrahjen e tij në fushatën tonë të pastrimit.

 

Nga ana tjetër ministri Klosi u shpreh i lumtur që sot po i bashkohet aksionit për pastrimin e Kosovës, duke theksuar se një aksion i tillë po zhvillohet edhe në Shqipëri.

 

Hapja zyrtare e aksionit u bë në deponinë ilegale në afërsi të hotel Gardenit në Prishtinë, ku morën pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj, U.d Ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Blendi Blosi, ministra, zyrtarë të FSK-së, KFOR-it, aktivistë e shumë qytetarë të vendit.

 

Me këtë rast u bë thirrje për pastrimin e vendit dhe vetëdijësim e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

 

U.d Ministri Matoshi bëri të ditur që në tërë  territorin e Kosovës kemi rreth 100 mijë vullnetarë që po bëjnë pastrimin e vendit.

 

Pas kësaj aktiviteti  i pastrimit vazhdoi në zonën industriale ku u bë largimi i mbetjeve inerte të grumbulluara me vite në këtë zonë.

 

Agjenda e MMPH-së po vazhdon me largimin e mbeturinave tek liqeni i Badovcit, për të vazhduar pastaj tek varrezat e qytetit të Gjilanit dhe përfundon me aktivitetin e  pastrimit tek pika kufitare Dheu i Bardhë.

 

MMPH  falënderon  të gjithë qytetarët e vendit për angazhimin e tyre në pastrimin e vendit dhe bënë thirrje që ky mobilizim të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim deri në pastrimin e vendit nga mbeturinat.