RAPORTO

veprime ilegale

Ministria e Mjedisit shënon 22 majin - Ditën Botërore të Biodiversitetit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante si komunat, OJQ-të “ERA”, “FINQ”, “KERRC” si dhe shoqërinë civile në Kampusin e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” u shënua 22 maji- Ditën Botërore të Biodiversitetit.

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit këtë vit ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve.

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është shënuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik. Ne këtë manifestim i pranishëm ishte zëvendës ministri i MMPH-së z.Fatmir Matoshi i cili në fjalën e tij të rastit mes tjerash ceku se roli dhe rëndësia e biodiversitetit është i një rëndësie të veçantë dhe Njëherit është një sfidë e madhe për vendin tonë. Strategjia për biodiversitetin dhe plani i veprimit do të ketë mbështetje të plot për implementimin e saj në praktik dhe njëherit uroj që viti i ardhshëm në shënimin e kësaj dite të ketë edhe projekte konkrete të zhvilluara në këtë fushë

Në vazhdim sipas agjendës fjalë rasti mbajti OJQ  ERA, FINQ ku gjithashtu kërkuan përkrahje për projekte të cilat kanë ndikim direkt në ngritjen e edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor tek qytetaret për rolin dhe rendësin e biodiversitetit. Përveç kësaj me rastin e shënimit të kësaj dite u bë edhe ekspozita e Herbariumeve të punuara nga profesor universitar, student të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, ekspozita e insektariumeve-fluturave nga studentet e universitetit të Prishtinas dhe organizatës KERRC gjithashtu OJQ KERRC ekspozoi edhe një numër të madh të akuariumeve si: akuarium me gjarpërinj, bretkosa, peshq etj. si dhe ekspozitat e botes bimore dhe shtazore të llojeve të ndryshme.

Njëherit të gjithë folësit kërkuan edhe masa konkrete për parandalimin e shkatërrimit të biodiversitetit në vendin tonë ku siç theksuan ata biodiversiteti është vetë jeta.