RAPORTO

veprime ilegale

Ministrja Reshitaj në selinë e NATO-s në Toronto të Kanadasë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, është pritur në një takim zyrtar nga presidenti i Asociacionit të NATO-s në Kanada, Robert Baines. Ky takim është zhvilluar në selinë e NATO-s në Toronto të Kanadasë.

Ministrja Reshitaj ka marrë mbështetje nga presidenti i Asociacionit të NATO-s në Kanada, z. Baines për ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për realizimin e suksesshëm të rolit të saj.

Ministrja Reshitaj tha se populli i Kosovës dhe institucionet e saja, janë falënderues për ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë, ngjarje kjo që sipas Reshitaj ka shënuar një kthesë të madhe në historinë e vendit tonë.

Reshitaj e Baines, diskutuan edhe për rolin e gruas në procesin e vendimmarrjes dhe politikë bërjes me ç ‘rast z. Baines deklaroi mbështetjen e shtetit kanadez për përfaqësimin e gruas në mënyrë të dinjitetshme në qeverisje duke pas parasysh që Kanada është shembull me i mirë i përfaqësimit të gruas në jetën politike e institucionale.

Presidenti Baines u zotua se përkrahja për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi tha që edhe në samitin e fundit të NATO-s, Kosova ka marrë përkrahje në rrugën e saj euro-atlantike.

Ministrja Reshitaj u takua edhe me ekipin e presidentit të Asociacionit të NATO-s në Kanada, z. Baines me seli në Toronto, me ç ‘rast bashkëbisedoi për shumë çështje që lidhen me shtetin tonë e që ishin edhe interesim i nikoqirëve të ministres Reshitaj.

Në këtë takim, ministrja Reshitaj ishte e shoqëruar nga kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, Naser Berisha.