RAPORTO

veprime ilegale

Mmph përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor, në bashkëpunim me GIZ dhe UN-Habitat organizuan shënimin e 8 Nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”.

Të ftuar në takim ishin të gjitha komunat e Kosovës, përkatësisht përfaqësuesit e drejtorive për planifikim hapësinor dhe urban. Ky është viti i gjashtë me radhë i organizimit, përmes të cilit po bëhen përpjekje për sensibilizimin e opinionit lidhur për pjesëmarrje në procesin e planifikimit hapësinor. Këtë vit temë kryesore e takimit ishte “Rritja e zonave urbane në komunat e Kosovës”, një hulumtim i realizuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor, me të cilin siç u tha në takim, është bërë përpjekje për të përcaktuar kahjen e zhvillimeve aktuale të zonave urbane në Kosovë. Këto të dhëna do të jenë bazë për autoritetet komunale që të vendosin për zhvillimin e ardhshëm të komunave të tyre.

Pjesë e takimit ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm z. Çitaku dhe këshilltari i ministrit z. Sahiti, të cilët i siguruan të pranishmit për përkrahjen e vazhdueshme që do ti ofrohet komunave në të gjitha aspektet e mundshme. Gjithashtu me prezantime në takim u paraqiten përfaqësues të donatorëve GIZ dhe UN-Habitat, të cilët raportuan për statusin e punëve në përkrahjen e komunave të përfshira në programet e tyre.