RAPORTO

veprime ilegale

Reshitaj dërgon në Viti projekt në vlerë mbi 1 milion euro

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj sot ka vizituar komunën e Vitisë, ku së bashku  me kryetarin e komunës Sokol Haliti,  nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për  Renovimin dhe Ndërtimin e Infrastrukturës mbrojtëse përgjatë  Lumit Morava e Binçes – Viti.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi ministrja Reshitaj u shpreh e lumtur që sot në Viti solli një projekt vital, shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Vitis që dhe jo vetëm.

“Ky projekt do të zgjasë 3 vite dhe prek shumën 1 milion e 450 mijë euro, ku për këtë vit janë ndarë nga buxheti i MMPH-së  400 mijë euro.

“Unë kam besim të plotë që ky projekt do të realizohet me kohë dhe do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme nga kryetari dhe komuna e Vitisë” deklaroi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Vitisë  Sokol Haliti falënderoi ministren Reshitaj për këtë projekt dhe  për punën  e saj që po bënë në mbrojtjen dhe krijimin e një mjedisi të pastër.

“Është një projekt që me të vërtete e gjithë Anamorava e ka pritë, sepse kemi pas dëme marramendëse  ekonomike dhe bujqësore dhe Vitia është e nderuar sot dhe unë si kryetar. E falënderojmë shumë ministren për nënshkrimin e kësaj marrëveshje të cilën ne e kemi filluar me pak mjete në vitet e kaluara, por s’kemi pasur investime të tilla çfarë ministrja na ka ofruar gjatë këtij mandati” deklaroi kryetari Haliti.

Gjatë kësaj ceremonie i pranishëm ishte edhe deputeti i kuvendit të Kosovës Islam Pacolli, i cili falënderoi ministren për këtë projekt dhe u shpreh se qytetaret e kësaj ane meritojnë investime të tilla.

Gjatë kësaj vizite ministrja Reshitaj së bashku me kryetarin Haliti e deputetin Pacolli vizituan edhe lumin Morava për të parë nga afër gjendjen e tij.