RAPORTO

veprime ilegale

Zv. Kryeministri Pacolli: Po investojmë 800 mijë euro në Gjilan

Në prani të Zv. Kryeministrit të Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherit Ministrit të MPJ-së Behgjet Pacolli dhe deputetëve Islam Pacolli e Valentina Bunjaku, sot në Gjilan është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet UD Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Në ceremoninë e nëshkrimit të këtij memorandumi për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” në Gjilan, Zv. Kryeministri i Parë dhe Ministri i MPJ-së z. Pacolli në emër të Qeverisë së Kosovës deklaroi se në Gjilan po investojmë 800 mijë euro për realizimin e këtij projekti dhe se shumë shpejtë do të fillojmë së realizuari edhe projekte tjera në fushën e mjedisit dhe fushave tjera në Anomoravë.

“Gjilani me vite ka qenë i anashkaluar nga qeveria qëndrore por më nuk do të anashkalohet sepse qytetarët gjilanas meritojnë investime në ngritjen e standartit jetësor”, deklaroi Zv. Kryeministri Pacolli.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri falendëroi Zv. Kryeministrin Pacolli dhe UD Ministrin Matoshi për përkrahjen dhënë Gjilanit duke deklaruar se ky projekt do të zgjidhë një nga problemet me të mëdha që ka sot Gjilani.

UD Ministri Matoshi deklaroi se ky projekt do të përfundojë brenda dy viteve dhe krahas këtij projekti do të punojmë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Gjilan, në rehabilitimin e digave, menaxhimin e duhur të mbeturinave etj.