RAPORTO

veprime ilegale

U.D Ministri

Fatmir Matoshi - U.D.  Ministër

Fatmir Matoshi është i lindur në Gmicë - Kamenicë në vitin 1975.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Kamenicë. Studimet për gjuhë Gjermane i ka vijuar në Shkollën Profesionale në Zurich, ndërsa i ka përfunduar në Frankfurt Am Main të Gjermanisë, duke u certifikuar për nga Instituti i Gjuhës Gjermane “Goethe - Institut”.

Në Kosovë ka përfunduar studimet për Psikologji, ndërsa ato Master në Psikologji të Përgjithshme.

Ka qenë drejtor dhe kryeredaktor i “Radio Premiera” në Kamenicë për 8 vite.

Dy vite ka qenë drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë,

Tri vite ka punuar gazetar/korrespodent nga Rajoni i Gjilanit i seksionit shqip të Radios BBC me Seli në Londër,

Ka punuar edhe në shumë gazeta ditore në Kosovë, si dhe ka qenë aktiv në shoqërinë civile përmes shumë programeve dhe projekteve.

Është trajner i Qeverisjes Lokale i Certifikuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë.

Ka përfunduar me sukses të madh edhe Akademinë e Qeverisjes Lokale në Kosovë me KLGI dhe në Hagë – Holandë, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës.

Për një mandat ka qenë Nënkryetar i Komunës së Kamenicës (2014-2017)

Është Kryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë, nga viti 2013

Kryetar i Kuvendit të AKR-së nga marsi i vitit 2017

Zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga tetori i vitit 2017.

Me 3 gusht 2018, është emëruar Ushtrues Detyre i Ministrit të MMPH-së

Përveç gjuhës Shqipe, flet edhe Anglisht, Gjermanisht dhe Serbisht.

Fatmir Matoshi jeton në Kamenicë, është i martuar me Burbuqe Thaçi dhe ka tre fëmijë Drini, Riga dhe Rea.

 

Kontakti:

fatmir.matoshi@rks-gov.net

tel. 038 200 32 004