RAPORTO

veprime ilegale

Në Parkun Kombëtare "Bjeshkët e Nemuna"

 

Shqyrtimi Publik i Draft-dokumentit për Planet Rregullues:

Planet Rregullativ për Bogë dhe Gropa e Erenikut - Zona III e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

 

Ju informoi se në kuadër të Programit Mjedisor për Kosovën-KEP 2016 janë të përfshira 9 komponentë kryesisht mjedisore për të gjitha sektorët në kuadër të MMPH-së, ndërsa komponenta e trete është e destinuar kryesisht për Parqet kombëtare që ka për qellim forcimin e kapaciteteve menaxhuese, teknike dhe profesionale si dhe promovimin e një zhvillimi te qëndrueshëm të Parqeve kombëtare " Forcimi i menaxhimit të zonave ndërkufitare natyrore".

Përveç aktiviteteve tjera qe do te zhvillohen ne kuadër te kësaj komponente është e parapare që të behet hartimi i katër planeve rregulluese për dy parqet kombëtare (PK "Sharri" dhe PK "Bjeshkët e Nemuna").

 

Në Parkun Kombëtare "Bjeshkët e Nemuna" janë caktuar dy zona të treta për hartimin e planeve rregullues Bogë dhe Gropa e Erenikut. Hartimin e këtyre dy zonave është duke u hartuar nga operatori ekonomike “INSI Sh.pk  e angazhuar nga projekti SIDA/MMPH.

 

Shqyrtimi Publik i Draft-dokumentit për Planet Rregullues për Bogë dhe Gropa e Erenikut do të jete ne shqyrtim deri me 10.01.2019.

 

Komentet, vërejtjet ju lutem qe ti dërgoni ne email: shpend.agaj@rks-gov.net

  • PLANI RREGULLUES “GROPA E ERENIKUT Shkarko
  • Shtojca 2 Ecuritë dhe treguesit e monitorimit Gropa e Erenikut Shkarko
  • Shqyrtimi Publik i Draft-dokumentit për Planet Rregullues: Planet Rregullativ për Bogë dhe Gropa e Erenikut - Zona III e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna Shkarko