RAPORTO

veprime ilegale

Ftesa publike për OJQ - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Repubikën e Kosovës, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet në interes të mbrojtjes së  mjedisit, planifikimit hapësinor dhe zhvillimi të qëndrueshëm mjedisor.

Qëllimi i kësaj ftese është mbështetje për MMPH në zbatimin e misionit të saj. Konkretisht, programi për përkrahjen e aktiviteteve që promovojnë dhe përkrahin ruajtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinorë.

Kjo ftesë për propozime është bërë në formë të shpalljes publike më qëllim që të gjitha organizatat e  interesuara dhe të kualifikuara t’ju jepet mundësi dhe e drejtë për paraqitjen e kërkesave të tyre për financim të projektit. Për qëllimet e kësaj ftese për propozim, “organizatat” definohen si organizata kosovare joqeveritare, të bazuara në komunitet dhe/apo të bazuara në mirëbesim, si dhe në pjesëmarrje vullnetare.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për ruajtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinorë.

Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që të kontribuojnë ruajtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinorë përmes aktiviteteve si më poshtë:

Aktivitetet që kanë për qëllim nxitjen e autoriteteve lokale, institucionet publike dhe akterëve tjerë për bashkëpunim me shoqërinë civile në promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit;

Aktivitete që synojnë avancimin e politikave qeveritare në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit;

Aktivitete mentorimi dhe trajnimi i stafit të OJQ-ve lokale që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit;

Aktivitete për përmirësimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive të punonjësve dhe vullnetarëve të OJQ-ve për avokim për mbrojtjen e mjedisit;

Aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të komunave për zbatimin e politikave që kanë të bëjnë me promovimi dhe mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinorë;

Aktivitete për ngritjen e mekanizmave të qëndrueshëm të angazhimit ndërmjet autoriteteve komunale dhe organizatave të shoqërisë civile;

Aktivitete për ngritjen e nivelit te edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor.

Aktivitete për promovimin e ideve dhe garave për mjedisin me te pastër dhe më të gjelbëruar dhe mbrojtjen dhe promovimin e  pasurive natyrore dhe kultivimin  e tyre.

Aktivitete për promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor;

Aktivitete për promovimin e legjislacionit mjedisor;

Aktivitete për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor;

Aktivitete për angazhimin e pjesëtarëve të komuniteteve, organizatave relevante nga shoqëria civile, dhe akterëve nga niveli qendror i qeverisë në ushtrimin e aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit;

Aktivitete për angazhimin e shoqërisë civile, përfaqësuesve të qeverisë komunale, dhe/apo mediave në identifikimin e problemeve specifike të mbrojtjes së mjedisit dhe në zhvillimin e propozimeve konkrete vepruese për përmirësimin e gjendjes në nivel lokal;

 

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 200.000 dy qind mijë) euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 5000 (pesë mijë) euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 20,000 (njëzetë mijë) euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 03.06.2019.

 

OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti me nje (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje.

Periudha e zbatimit të projektiti është për 6 muaj.

E njëjta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushën prioritare të thirrjes.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku 1 një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.

OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinorë.

OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes fiannciare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web faqen e internetit mmph.rks-gov.net.

Aplikimi origjinal duhet të dërgohet me postë ose  personalisht dhe të dorëzohet, në adresën e mëposhtme: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kati përdhes, Zyra arkivës, 10 000 Prishtinë.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: besmir.kokollari@rks-gov.net

  • Ftesa publike për OJQ - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Shkarko
  • Formulari per vleresimin e aplikacioneve Shkarko
  • Formulari i propozim Buxhetit te Projektit Shkarko
  • Formulari i Aplikacionit per projekt Shkarko
  • Formular mbi viziten ne terren Shkarko
  • Formular i raportit përshkrues i projektit Shkarko
  • Formular i raportit financiar te projektit Shkarko
  • Formular i modelit te kontrates Shkarko
  • Formular i deklarates se projekteve te financuara nga burimet publike Shkarko
  • Formular i deklarates se partneritetit Shkarko
  • Forma e udhezimeve te thirrjes publike Shkarko
  • Forma e deklarates per financimin e dyfishte Shkarko
  • Deklarate mbi aktivitetet e përshkruara për kontraktorët Shkarko